Babai kosovar i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, e gjuan me armë për ta vrarë

Publikuar më:

Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.G., i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, me dashje ka tentuar ta vrasë djalin e tij, të cilit i ka kërkuar të largohet nga shtëpia.

Rasti ka ndodhur më 6 gusht në Rahovec, ka bërë të ditur Prokuroria e Gjakovës.

L.G. dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 06 gusht 2021, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në afërsi të shtëpisë së tyre të përbashkët, ku i pandehuri L.G., nën ndikimin e alkoolit , me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta djalin e tij, të dëmtuarin A.G. I njëjti, së pari kërkon që djali i tij të largohet nga shtëpia, e më pastaj e nxjerr armën nga brezi, duke shtënë dy herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë sepse i dëmtuari largohet me shpejtësi”, thuhet në njoftim.

Prokuroria bën të ditur se Gjykata kompetente ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente”, thuhet në njoftim.Thanks

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.