1 euro e 50 centë një, Burgu i Dubravës ofron për shitje 650 pula vojse të rritura nga të burgosurit

Publikuar më:

650 pula vojse që janë rritur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, janë vendosur në shitje nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas vlerësimit të SHKK, një pulë do të shitet për 1 euro e 50 centë, shkruan Reporteri.net.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave ka qenë para tri ditësh. Shitja e tyre është planifikuar të bëhet me ofertim, me kriter çmimin më të lartë.

“Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e Shitja e pulave nga ferma e Q. K. Dubravë përmes ofertave publike të mbyllura. Shitja e pulave nga ferma e Q. K. Dubravë shiten në kushte “siç janë, ku janë” dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.