E tmerrshme: U hap gropa për t’i asgjësuar 23 lopë të sëmura në Skënderaj, por banorët nuk lejojnë – komuna s’po bën asgjë

Publikuar më:

Një rast i jashtëzakonshëm është duke ndodhur në fshatin Mikushnicë të Skënderajt.

23 lopë të një ferme në këtë fshat kanë rezultuar me sëmundjen “brucelozë”, që është shumë e rrezikshme, shkruan “Jepi zë”.

“Jepi zë” merr vesh se sëmundja ka prekur edhe disa anëtarë të familjes së pronarit, mes tyre edhe një fëmijë.

Fëmija është dërguar në Infektivën e QKUK-së, pasi sëmundja është e rrezikshme dhe bartet lehtësisht tek njerëzit.

Siç mëson gazeta, lopët kanë rezultuar të infektuara nga gjysma e shtatorit, mirëpo ende nuk janë asgjësuar.

Mësohet se AVUK-u me kompaninë për asgjësim kanë qëndruar për katër herë në Skënderaj, por Komuna nuk ka arritur ta gjejë lokacionin për asgjësim.

Madje sot është hapur gropa nga kompania dhe ishte gati gjithçka për asgjësim, por banorët nuk e lejuan.

Lopët e sëmura u kthyen sërish në shtallë, edhe pse ka rrezik të madh nga përhapja e sëmundjes.

Mësohet se në disa lokacione banorët kanë kundërshtuar asgjësimin në fshatrat e tyre.

JU REKOMANDOJMË