Policia konfirmon raportimin ekskluziv të “Jepi zë”: Një person u ther me thikë në mes të Mitrovicës

Publikuar më:

Para pak çastesh ka ndodhur një rast i rëndë ku një person është therrur me thikë.

Në qendër të qytetit të Mitrovicë, përballë postës, dy persona janë parë duke ndërruar fjalë, më pas ka ndodhur incidenti,
shkruan Jepi zë.

Pas pak njëri nga ta ka kërkuar ndihmë sepse kishte marrë plagë nga goditja me thikë që kishte marrë në mes të ditës.

Fatmirësisht intervenimi i ekipit shëndetësorë ishte i menjëhershëm, duke i dhënë ndihmë të plagosurit sepse objekti i QKMF është shumë afër vendit ku ndodhi ngjarja.

Pas marrjes së ndihmës, ky person është dërguar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës për trajtim.

Raportimin e “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Sipas informatave të pranuara pas një mosmarrëveshje, n afërsi të postes kryesore një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë.

JU REKOMANDOJMË