Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë.
Rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Policia thotë se bëhet fjalë për një person 77 vjeç.
“Sot , rreth orës 17:20, është raportuar se në rrugën ‘ Ali Zeneli” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull reth 77 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për rastin”, tha Avni Zahiti.







