Në Ramazan, burrat mitrovicas tradicionalisht luajnë lojën me gurë që njihet si “OK”.
Mirëpo, nga Ramazani i kaluar një kafene kishte krijuar mundësinë që edhe gratë mitrovicase të argëtohen me këtë lojë, shkruan “Jepi zë”.
Kështu që gratë në qytetin e Mitrovicës, po kanë mundësi që edhe këtë Ramazan ta kalojnë mbrëmjen deri natën vonë duke u argëtuar me lojëra, pije, e ushqime të ndryshme në vendin e njohur tashmë si “Çajbashqja”.


“Jepi zë” sot në mbrëmje ka qëndruar në këtë lokal familjar, ndërsa kjo kafene ishte e stërmbusbur me gra që luanin me gurë.
Zakonisht gratë më së shumti qëndrojnë deri në ora 00:00./ Jepi zë







