Barrikadimi i veriut dhe rrëmbimi i serbëve, reagon Policia e Kosovës

Publikuar më:

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit serbët në Kosovë kanë ngritur barrikadat në veri të vendit, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq, si i dyshuar për sulmin në zyrat e KKZ-së, por edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Gjithësej janë vendosur nëntë barrikada që po vështirësojnë lëvizjen e lirë në këto pjesë.

Gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe disa incidente të armatosura, por ka pasur edhe sulme ndaj gazetarëve që raportonin nga veriu.

Dje gjatë raportimit të një gazetareje u dëgjuan edhe shpërthime, raporton Zeri.info.

Mëgjithëkëtë është shtuar numri i zyrtarëve policorë të Kosovës, madje është duke u punuar me orar 12-orësh, por për ta shtuar sigurinë atje janë shtuar edhe njësitet e KFOR-it.

Dje Policia e Kosovës ka reaguar për raportimet për rrëmbimin e qytetarëve serb në veri të Kosovës, teska kanë thënë se këto raste po trajtohen me seriozitet maksimal.

“Ditëve të kaluara ka pasur informacione, raportime dhe publikime në media lidhur me rrëmbimin, rrahjen dhe keqtrajtimin e disa qytetarëve serb nga pjesëtarë të strukturave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Policia Kosovës, njësitet përkatëse të saj, janë duke trajtuar me seriozitet këto informata dhe janë duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e tyre”, thuhet ndër të tjera në reagim

JU REKOMANDOJMË