Policia ndal 3 vetura të dyshimta në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, i bastis në çdo detaj

Publikuar më:

Para pak minutash në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, Policia ndaloi tri vetura të dyshimta.

“Jepi zë” mëson nga dëshmitarët se ndaj tyre u kryen bastisje të detajuara.

Sipas dëshmitarëve, bastisja ndodhi ndaj tri veturave me ngjyrë të zezë dhe ngjarja ndodhi në fshatin Pestovë.

“Jepi zë” ka siguruar pamje nga aksioni, ku shihen Policia teksa bastisin një Audi dhe një BMW, ndërkaq vetura e tretë nuk dallohet mirë.

Për ta parë videon e bastisjes, klikoni KËTU

Deri tash nuk ka konfirmim nga Policia për ndonjë të arrestuar e as detaje për aksionin.

JU REKOMANDOJMË