Mësohet kush është personi që u vra në Skënderaj, është 45 vjeçar

Publikuar më:

Një person ka vdekur pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.

“Jepi zë” mëson se personi i vrarë është Besim Musliu, i moshës 45 vjeçare.

Ajo tha se se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja është raportuar në Polici rreth orës 19:04.

Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

JU REKOMANDOJMË