Shpërthen një zjarr i madh në veri të Mitrovicës

Publikuar më:

Një zjarr mjaft i madh ka shpërthyer në veri të Mitrovicës.

Banorët kanë raportuar me shqetësim në “Jepi zë”, duke treguar që tymi ishte shumë i madh.

Sipas pamjeve, shtëllunga e tymit duket e konsiderueshme që ngrit dyshime për një zjarr të madh.

Deri tash nuk ka ndonjë detaj nga Policia e veriut, e cila zakonisht nuk është e qasshme për mediat.

Kujtojmë se probleme me zjarrin ka pasur edhe në zona të tjera të Kosovës, për shkak të temperaturave të larta.

JU REKOMANDOJMË