Dje ka ndodhur një rast mjaft i rëndë në qytetin e Mitrovicës, por fatmirësisht jo në mënyrë tragjike.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se një grua ka informuar Policinë e Kosovës se kur është futur në dhomën e vet ka parë se viktima femër kosovare në dhomën e saj është e lënduar nga arma e zjarrit.
Njoftimi i plotë:
Mitrovicë Jug, 15.07.2022 – 17:15. Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare në dhomën e saj është gjetur e lënduar nga arma e zjarrit. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekët është jashtë rrezikut për jetë. Është konfiskuar pushka e gjuetisë. Rasti është duke u hetuar.







