Dorëzohet në Polici vushtrriasi që dyshohet se goditi me çekan 27 vjeçarin tek frizeri

Publikuar më:

Para disa ditësh u raportua një incident që ndodhi në një lokal në fshatin Strofc të Vushtrrisë, ku për shkak të një mosmarrëveshje mes disa personave, një 27-vjeçar u sulmua dhe përfundoi në spital si pasojë ë lëndimeve.

Konflikti ndodhi në lokalin e një frizeri, ku palët e përfshira fillimisht ishin fjalosur, por me të dalë nga aty, njëri nga të dyshuarit e ka goditur me veturë 27-vjeçarin, i cili është rrëzuar e më pas është goditur me çekan në kokë nga i dyshuari tjetër.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se tashmë njëri nga të dyshuarit është ndaluar dhe bëhet fjalë për H.M., i cili u dorëzua në Polici gjatë ditës së djeshme.

Pas intervistimit nga zyrtarët policorë, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, nën dyshimin për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Ndërkohë, mësohet se dy të dyshuarit e tjerë që janë përfshirë po ashtu në këtë rast po vazhdojnë të qëndrojnë në arrati.

JU REKOMANDOJMË