Disa të rinj janë përfshirë në një rrahje grupore mbrëmjen e sotme në Mitrovicë.
“Jepi zë” ka mësuar se rrahja ka ndodhur para rreth një ore në afërsi të sheshit të qytetit.
Dëshmitarët i kanë thënë gazetës se të përfshirë ishin dy grup të të rinjve.
Sipas tyre, rrahja ka qenë e madhe dhe ka pasur edhe të lënduar.
Kujtojmë që gjatë sezonit të verës, incidentet dhe rrahjet e të rinjve shpeshtohen.






