EKSKLUZIVE: Momenti kur një person gjuan bombën në sheshin e Mitrovicës dhe largohet me vrap

Publikuar më:

Mëngjesin e sotëm u gjet një mjet shpërthyes në sheshin e Mitrovicës, saktësisht në vendkalimin e këmbësorëve.

Rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi Avni Zahiti, i cili ka thënë se bëhet fjalë për granatë dore.

Zahiti ka treguar se njësitet e Policisë e kanë larguar granatën.

“Gjatë natës në rrugën ” Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, është raportuar për një mjet të pa shpërthyer ( granatë dore) njësitet përkatëse policore për deminim janë marrë me rastin dhe kanë larguar mjetin”, ka thënë Avni Zahiti.

Gazeta “Jepi zë” ka siguruar momentin kur një person largohet me vrap pasi e hodhi bombën në shesh, e cila nuk shpërtheu për fat të mirë.

Deri tani, Policia nuk ka dhënë ndonjë detaj, vetëm se dihet që bomba u hodh rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Klikoni KËTU për ta parë VIDEON

JU REKOMANDOJMË