Familja e heroit Artim Jashari largohen nga shtëpia e përfshirë nga zjarri i madh

Publikuar më:

Sot në orët e mbrëmjes një shtëpi në Tavnik të Mitrovicës ka marrë flakë.

Kjo shtëpi është e familjes së heroit Artim Jashari, shkruan Jepi zë.

Gazeta ka mësuar se familja e heroit të Kosovës janë larguar nga shtëpia dhe janë jashtë rrezikut.

Disa dëshmitarë i kanë thënë Jepi zë, se flaka e ka përfshirë shtëpinë dhe sipas tyre është intervenuar me vonesë.

E tmerrshme: Digjet shtëpia e heroit Artim Jashari në Mitrovicë

Deri tani nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili ka kapluar gjithë shtëpinë.

JU REKOMANDOJMË