9 vjet nga sulmi me bombë ndaj banesës tek “Tre rrokaqiejt”, ku u vrit një 38 vjeçar shqiptar

Publikuar më:

Sot janë bërë 9 vjet nga kur, teksa flinte në banesën e tij në zonën e njohur si “tre rrokaqiejt”, ishte vrarë Selver Haradinaj, 38 vjeçar.


Haradinaj u vra me një sulm më bombë artizanale rreth orës 01:00 pas mesnatës, shkruan “Jepi zë”.

Atëbotë kishte reagime nga institucionet e shtetit, mirëpo asnjë hetim mirëfilli nuk është kryer për këtë rast. Asnjë person nuk ishte arrestuar.

Policia kishte treguar detajet e bombës që ishte përdorur në këtë sulm, i cili demoloi tërë banesën e 38 vjeçarit.

“Besohet se mjeti eksplodues të jetë një sasi e eksplozivit plastik, një bombë artizanale, me sasi të 500 gramë të eksplozivit plastik, e cila është vendosur. Më pas është aktivizuar me fitil ngadalë- ndezës, të vendosur në parmakët e dritares së katit përdhes të familjes Haradinaj”, kishte thënë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë në veri.

Madje, Policia tregonte se shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa dëmtoi xhamat e blinduar të kësaj banese.

“Gjithsesi, mënyra, metoda dhe sasia e këtij lloji të eksplozivit që është përdorur, konsiderohet nga ekspertët e Njësisë për identifikim të mjeteve shpërthyese, si sasi e madhe, për të shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke marrë parasysh që xhamat, dritaret e kësaj shtëpie ishin të blinduara, faktikisht të mbyllura, të mbuluara. Të njëjtat janë shkatërruar ose demoluar tërësisht, marrë parasysh fuqinë e shpërthimit, si dhe disa automjete përreth, të cilat kanë qenë të parkuara afër ndërtesës”, kishte theksuar Hoti në vitin 2012.

Ndërkohë, partitë opozitare të asaj kohe, e quanin sulmin ndaj banesës së shqiptarit të veriut, si sulm terrorist dhe fajin i lënin serbëve.

Ndryshe, zona e njohur sit e “tre rrokaqiejt” është e banuar nga nacionalitete të përziera, dhe është zona më e afërt e urës kryesore të Ibrit./Jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.