E tmerrshme: Djali e rrah brutalisht nënën deri në alivanosje, e kërcënon me vrasje

Publikuar më:

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Këto ngjarje bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur dje në fshatin Softaj të Ferizajt.

I dyshuar është një 30-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, të cilën e ka sulmuar brutalisht dhe e ka kërcënuar me vrasje pas një mosmarrëveshje momentale.

Sinjali mëson se fillimisht djali ka kërkuar nga nëna e tij që t’ia jepte veturën dhe ajo të shkonte në punë me motoçikletë, por u përball me refuzimin e saj dhe nisi ta sulmojë fizikisht.

Sipas informacioneve të para, në shenjë revolte, i dyshuari e ka goditur disa herë viktimën e më pas e ka përplasur përtokë, ku për pasojë është alivanosur. Për të mos mbaruar me kaq, e ka kërcënuar me thikë e sëpatë se do vrasë.

Por, për fat të mirë, pasi rasti u denoncua, kanë intervenuar njësitë përkatëse. Viktima ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Si rezultat i intervenimit të Policisë, djali i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.