Grupi i parë i tifozëve në trojet shqiptare, Torcida, ka organizuar përcjelljen e ndeshjes vendimtare në mes KB Trepçës dhe KB Prishtinës në palestrën, “Minatori”.
Në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës do të vendoset ekrani në në sallen e sporteve, ndërsa atmosfera e zjarrtë do ta karakterizojë mbrëmjen e neserme, shkruan Jepi zë.
Përmes një postimi, Torcida ka vënë në dyshim nëse salla e sporteve do të mund t’i zë të gjithë basketbolldashësit mitrovicas.
Postimi i plotë:
A NA NXEN KREJTVE A JO?
Ne luajm në Pallatin e Rinisë, por “Minatori” do të jetë plot si gjithmonë. Kush tjetër përveq Torcidës, ata të cilët plot 39 vite sundojnë në tribinat shqiptare.
Atmosfera e zjarrtë dhe fokusi i tifo-skenës do jetë në “Minatori”
E Diel ora 17:15, transmetim drejtpërdrejt në monitorin gjigant të organizuar nga Kuvendi Komunal, bashkë me Torcidën.
#TrepçaNaBashkon💚🖤⚒
Akademia e Tifozërisë #TORCIDA1984