37-vjeçari në Vushtrri plagos veten me armë aksidentalisht, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar më:

Posedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri negative në vendin tonë, pasi vazhdimisht hasen persona të cilët mbajnë me vete armë ilegale.

Për pasojë, shumë shpesh ndodhin incidente, madje edhe aksidentale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Nadakovc në Vushtrri, ku një person dyshohet se ka plagosur veten aksidentalisht me armë.

Burri 37-vjeçar ka kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e plagës që ka marrë nga arma e zjarrit në dy këmbët.

Ekipi mjekësor kanë intervenuar menjëherë dhe pas ekzaminimeve është konstatuar se ka lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në cilësinë e provave materiale është sekuestruar arma që dyshohet se u përdor në rast.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.