30 ditë paraburgim për ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin

Publikuar më:

Ish-ushtruesit të detyrës së kryeshefit të Trepçës, Rafet Ibishit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Mitrovicës.

 

Masa e njëjtë është caktuar edhe katër personave të tjerë të cilët u arrestuan pas incidentit që ndodhi para dy ditësh në objektin e ndërrmarjes “Trepça” në Mitrovicë.

Lajmin ka konfirmuar avokati i Ibishit, Mahmut Halimi.

“Para pak qesteve gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim për secilin nga 5 personat qe janë të dyshuar në këtë rast. Është rast që nuk ka ndodhur me herët ne gjykatat tona, klienti im dyshohet për veprën penale të sulmit ku parashihet burgim deri në një vit dhe ju ka caktua paraburgim një muaj”, tha avokati Halimi për Kallxo. com

Ndryshe, Rafet Ibishi me katër persona të tjerë dyshohet se sulmuan fizikisht u.d. kryeshefin e ri të kësaj ndërmarrjeje, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e Administratës, Besim Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË