3 vite e 5 muaj burg për Skënder Krasniqin, biznesmenin që vrau djalin e tij

Publikuar më:

Biznesmeni Skënder Krasniqi është dënuar me 3 vite e 5 muaj burg efektiv për vrasjen e të birit, Albert Krasniqi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot ka marrë këtë aktgjykim dënues për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”, shkruan “Jepi zë”.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin  do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Duhet kujtuar se Alberti ishte qëlluar me plumb në pjesën e përparme të trupit nga babai i tij, Skënderi, i cili vet kishte njoftuar Policinë.

Atë kohë, familja pati kërkuar lirimin e babait pasi, sic thonin ata, vrasja ishte kryer nga pakujdesia, shkruan “Jepi zë”.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka  shpallur  aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K  për veprën  penale Vrasja nga pakujdesia

Prishtinë  07 dhjetor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin  do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021.

Të pandehurit S.K i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim sipas aktgjykimit të shpallur nga kjo Gjykatë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes kësaj gjykate.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.