2 viktima në Stanovc, dyshohet se pronari i një furre ka vrarë punëtoren e më pas veten

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se viktimat janë një burrë dhe një grua.

Siç mëson Gazeta “Jepi Zë”, dyshohet se pronari i një furre ka vrarë një punëtore grua dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit. Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.

Deri më tani, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për motivin e kësaj tragjedie, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Ky është një lajm në zhvillim.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.