19 vjeçari që u bë llom nga polici në Mitrovicë, e ka edhe babain polic – sot festonte ditëlindjen

Publikuar më:

SH.B që u rrah sot nga një polic i Kosovës në Mitrovicë, është djali i një zyrtari tjetër policor.


Gazeta mëson se i riu që u rrah rëndë nga kolegu i babait të tij, sot sapo kishte mbushur 19 vjet. E si duket, kjo ka qenë arsyeja përse gjendeshin tek Liqeni në orët e mëngjesit.

19 vjeçari  bashkë me tre shokë të tij e kishin kaluar natën pranë një zjarri tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë, meqë nuk kishin gjetur transport për kthim në shtëpi pas orës 19:00, thonë se kishin dëgjuar udhëzimet e policëve dhe ishin nisur të ktheheshin.

Por menjëherë pas kësaj, sipas tyre, njëri nga zyrtarët ka filluar të ushtrojë dhunë fizike mbi ta. Viktima që u përgjak thotë se iu bind policit, por pavarësisht kësaj ai e goditi.

“Ne e kemi fikur zjarrin dhe jemi nisur për shtëpi dhe me pas kemi kaluar rreth 20 m, njëri prej tyre ka kërkuar që të vrapojmë. Menjëherë pas kësaj, ka filluar të na godas, ashtu që fillimisht njërin prej shokëve të mij e ka goditur me shkelm në shpinë, tjetrin në këmbë, pastaj ka nxjerr shufrën metalike dhe më ka goditur në këmbën e majtë, pastaj dorën e majtë dhe derisa ishte duke më goditur, i kam thënë mos më godit, e pas kësaj, ka vazhduar me goditje disa herë në kokë, me shufër metalike, me ç’rast më ka shkaktuar plagë dhe ka filluar gjakderdhja.”, ka thënë Sh.B.

Djali thotë se, ndonëse i gjakosur, Policia e la ashtu në rrugë. Ai thotë se ka shkuar vetë në emergjencë dhe pastaj është shoqëruar në Stacion nga i njëjti polic që pretendohet se e kishte rrahur, ku është mbajtur deri në ora 12:00.

JU REKOMANDOJMË