10 plumba u gjuajtën tek hyrja e marketit Bamex, detaje çka ndodhi sonte në Tavnik të Mitrovicës

Publikuar më:

Para pak minutash ka ndodhur një gjuajtje me armë në Tavnik të Mitrovicës.

“Jepi zë” ka marrë vesh nga burime brenda Policisë se një i dyshuar ka gjuajtur me armë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazeta, Policia ka rrethuar zonën me shirita.

Siç mësohet, 10 plumba janë gjuajtur tek hyrja e marketit Bamex.

Mësohet se personi ka gjuajtur me armë në ajër, dhe nuk raportohet për të lënduar apo dëme.

Policia ka identifikuar një person të dyshuar.

JU REKOMANDOJMË