Zyrtari që u arrestua dje për marrje ryshfeti, i qëndronte afër Lushtakut e Thaçit

Publikuar më:

Zyrtari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leutrim Gashi u arrestua dje nga Policia e Kosovës për marrje ryshfeti.

Sipas policisë Gashi kishte kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria.

Nga disa fotografi shihet se i njëjti dikur i qëndronte afër nënkryetarit të Skënderajt, Sami Lushtakut dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan “Jepi zë”.

Gashii u kap dje në flagrancë nga Policia pasi kishte pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48-orë.

JU REKOMANDOJMË