“Zoti ju bekoftë”, Dervishaj falënderon gjithsecilin për besimin dhe mbështetjen, i vendosur të sjell ndryshime pozitive për qytetarët

Publikuar më:

Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se është i bindur dhe i vendosur që do të sjell ndryshime pozitive për qytetarët e Kosovës.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë për besimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë atij në këto zgjedhje.

“Me shumë optimizëm dhe përkushtim, si kandidat për deputet nga diaspora me numrin 77, jam i vendosur të sjell ndryshime pozitive dhe mundësi më të mira për qytetarët tanë! Faleminderit nga zemra gjithësecilit nga ju për besimin dhe mbështetjen. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Dervishaj.

Shahin Dervishaj në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon me numrin 77 nga PDK.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.