Zhduket një grua në Mitrovicë, nuk u pa prej dy ditësh

Publikuar më:

Një grua është zhdukur që prej dy ditësh në Mitrovicë.

Familjarët janë drejtuar në Polici, për të raportuar rastin, shkruan “Jepi zë”.

Policia e ka konfirmuar zhdukjen, duke bërë të ditur që gruaja nuk është parë që prej dy ditësh.

Sipas Policisë, vëllai i viktimës e ka raportuar rastin që nga data 28 shkurt.

“Mitrovicë Jug 28.02.2022 – 10:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Policia.

JU REKOMANDOJMË