Zhduken kunatat kosovare, një burrë lajmëron Policinë

Publikuar më:

Një burrë në Fushë Kosovë ka njoftuar policinë se i është zhdukur vajza, bashkë me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte edhe djalin e saj.

Ai ka thënë se ato kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij së bashku me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte pasur edhe djalin e saj kishin dalë nga shtëpia dhe prej asaj kohe më nuk ishin kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet tutje në raport.

JU REKOMANDOJMË