Zgjedhjet e 14 shkurtit: Të premtën dhe të shtunën 45 fluturime nga diaspora në Prishtinë

Zëri qytetar

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Mërgimtari pranon se parkoi veturën keq: U kërkon falje qytetarëve, por ofendon “Jepi zë”

Sot në mëngjes në adresë të Jepi zë, një qytetar raportoi se një veturë kishte bllokuar rrugën për qarkullimin...

Toka gati ta “përpijë” asfaltin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, bllokohet një korsi

Një pjesë e rrugës me katër korsi në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është bllokuar që prej disa ditësh. Arsye për këtë, është...

Banorët e Kçiqit tregojnë pasojat që po sjell gurëthyesi, “masakrohet” rruga e krojet mbesin...

Banorët e Kçiqit nuk po ndalen së raportuari, siç thonë ata, dëmet që po sjell gurëthyesi i vendosur në...

Si kurrë më parë partitë politike në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit ju kanë bërë thirrje mërgimtarëve të votojnë.


Disa prej tyre kanë votuar me postë, por një numër jo i vogël pritet të vijnë në Kosovë për të dhënë votën për partinë që preferojnë.

Nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, kanë bërë të ditur për Gazetën Online “Reporteri.net” se veç të premten dhe të shtunën pritet të vijnë 45 aeroplanë nga diaspora në Kosovë.

Bujar Gashi, zyrtar për media në Aeroportin e Prishtinës kanë bërë të ditur se të shtunën pritet të aterojnë në Aeroport 16 aeroplanë, ku shumica prej tyre do të jenë nga Zvicra.

“Më 12 shkurt pritet të aterojnë në ANP 16 fluturime, 9 prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria(2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Gashi për Reporteri.net.

Por një ditë para zgjedhjeve, pra të shtunën do të vijnë më shumë bashkatdhetarë në Kosovë, pasi pritet të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës 29 aeroplanë, shumica prej tyre nga Zvicra.

“Më 13 shkurt janë planifikuar 29 fluturime ne ardhje, prej tyre 16 fluturime nga Zvicra dhe 12 nga Gjermania, dhe me një fluturim nga Turqia në mbrëmje!”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë se në këto zgjedhje të gjitha partitë kanë futur në listat e tyre kandidat për deputet nga diaspora.

Ndryshe, sot kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora.

Votimi nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt. KQZ ditë më parë ka njoftuar se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë.

- Advertisement -

Të fundit

E rëndë: Vetura e shkel për vdekje një 4 vjeçar kosovar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Carrallukë të Malishevës, ku ka mbetur i vdekur një 4-vjeçar. Sipas policisë, fëmiiju është dërguar...

LDK-ja merr një shuplakë në Vushtrri, 87% e diasporës votuan për VV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq me komunën e Vushtrrisë, ka pësuar debakël në zgjedhjet e 14 shkurtit. Përveç që humbi LDK-ja vendin e...

Bedri Hamza i 3-ti më i votuari në PDK, mori mbi 24 mijë vota

Kandidati i PDK-së për deputet, Bedri Hamza, ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Madje,...

Motoristi mitrovicas shtyp dy femra në rrugën afër xhamisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 19:09 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar motoçikletën,...

Lajme të tjera