Vushtrriasit nuk po i “ndahen” bixhozit, policia arreston dy persona

Publikuar më:

Ativitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm.

Kjo po dëshmohet sidomos javëve të fundit me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra të dyshuarve gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar edhe të shtunën në rrugën “Hamdi Ferati” të Vushtrrisë, ku Policia ka kryer një aksion te një lokal ku dyshohej se organizoheshin lojëra të tilla. Në këtë lokal, Policia ka arritur t’i arrestojë dy persona të dyshuar dhe të sekuestrojë pajisje të ndryshme.

Dy të dyshuarit F.B., dhe K.M., e shfrytëzonin këtë lokal për organizimin e bixhozit të paligjshëm, për një periudhë të caktuar, derisa Policia i kapi gjatë ditës së djeshme.

Gjatë kontrollit policor në lokal, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një shumë të konsiderueshme të parave, si dhe pajisje të tjera që nevojiten për organizimin e lojërave të fatit.

Pas përfundimit të bastisjes dhe arrestimit të të dyshuarve, ata u dërguan në stacion policor, ku janë intervistuar për veprën me të cilën ngarkohen.

JU REKOMANDOJMË