Vushtrriasi denoncohet nga gruaja pasi e dëboi nga shtëpia, i dyshuari deklaron se ajo po e tradhton dhe iku vet

Publikuar më:

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.

Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet.

Një rast i tillë është raportuar në qytetin e Vushtrrisë, ku një grua ka deklaruar se bashkëshorti i saj vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj dhe e ka dëbuar nga shtëpia.

Sinjali mëson se ajo bashkë me djalin e saj 19-vjeçar i cili është me sindrom Down, tashmë janë duke jetuar në Prishtinë, teksa Policia është vënë në veprim që të arrestojnë të dyshuarin për dhunë në familje.

I dyshuari është intervistuar, ku para hetuesve policorë ka deklaruar se bashkëshortja e tij është larguar vetë nga shtëpia bashkë me djalin dhe që atëherë nuk di asgjë për ta. Ai ka thënë se ka pasur probleme me gruan e tij për shkak të dyshimeve se kjo e fundit është duke e tradhtuar.

62-vjeçari ka pranuar në Polici se posedon edhe armë zjarri me karikator e fishekë dhe të njëjtën do ta dorëzojë vullnetarisht. Arma është konfiksuar, ndërsa ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

JU REKOMANDOJMË