Voziste me shpejtësi 208 km/h, arrestohet kosovari në Zvicër

Zëri qytetar

E FUNDIT: Më në fund, po mbulohen gropat që ua “shkurtuan ymrin” mitrovicasve

Rruga e Kovaçëve ishte shndërruar në një rrugë tmerri për shoferët, pasi ishin krijuar shumë gropa të mëdha. Mirëpo, sot...

Mitrovicasi shkon për të ngrënë ushqim në kafiterinë e njohur, shokohet nga insekti që...

Një qytetar ka shkur të ushqehet në një nga lokalet ku përgatitet ushqim i shpejtë në rrugën "Mbretëresha Teutë". Ai...

Humb një qytetar, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Ardit Kadri Gashi nga Klina, që nga mëngjesi i ditës së djeshme ka dalur nga shtëpia, dhe nuk është...

ShFMU “Skënderbeu” në Vaganicë, probleme me ndërrimin e shpeshtë të mësueseve

“Jepi zë” ka raportuar sot shqetësimin e prindërve të nxënësve të shkollës “Fazli Grajqevci” në Shipol. Ata nuk po i...

Edhe ato pak parkingje në Mitrovicë, Komuna po ua jep kompanive private të taksive

Mitrovica është një nga qytetet që vuan nga mungesa e parkingjeve, pasi ka shumë pak. Edhe ato që shfrytëzohen si...

Të dielën në mbrëmje, policia kantonale e Cyrihut nxori nga trafiku një person që kishte tejkaluar ndjeshëm shpejtësinë e lejuar, në autostradën A15, pranë Usterit, njofton Polica Kantonale e Cyrihut.

Gjatë patrullimit të tyre, pak para orës 21:30, policët e policisë rrugore vëzhguan një makinë pasagjerësh në A15 pranë Usterit, transmeton albinfo.ch. Ajo po lëvizte me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe në drejtim të Brüttisellen-it.

Matjet vijuese të kryera treguan se shoferi po ngiste makinën me shpejtësi deri në 208 km/h në vendin ku lejohej  120 km në orë.

Shoferi, një 43-vjeçar kosovar, është arrestuar dhe është liruar sërish, pasi është marrë në pyetje në polici. Ai duhet të përgjigjet në prokurorinë publike kompetente për shkelje të rëndë e të kualifikuar të rregullave të trafikut.

Atij i është marrë patentë shoferi në vend dhe i është konfiskuar automjeti, i cili është në dispozicion të prokurorisë publike.

Të fundit

Lajme të tjera