Vodhi 220 euro të Halil Kastratit, Policia e arreston 31 vjeçarin kosovar

Publikuar më:

Me datë 14 prill 2021, një qytetare punëtore në poste informoj policinë se një person i dyshuar e ka vjedhur një kuti më të holla të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.


Në lidhje më këtë rast një qytetarë në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ndaloj të dyshimtin dhe e informoj policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshimtit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshimtit.

I dyshimti së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit ju gjeten 222 (dyqind e njëzet e dy) Euro, të vjedhura nga arka humanitare.
Policia sekuestroj këtë të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshimti K.P i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë.

Për këtë rast u informua Prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendimi për ndalimin e të dyshimtit. Rasti është duke u hetuar.

Polica rajonale në Prizren, është e përkushtuar të hetoj të gjitha veprat penale, ne veçanti falënderon dhe përgëzon veprimin e qytetarit i cili mori guximin të identifikoj dhe ta paraqes para policisë të dyshimtin e rastit të vjedhjes së parave të destinuara për aktivitet humanitarë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.