Vetura shkel nënoficerin e FSK’së, ai dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar më:

Një këmbësor është goditur nga vetura derisa po kalontë rrugën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta” në Skënderaj, afër xhamisë kryesore.

Burime jo zyrtare të portalit rajoni.org kanë mësuar se këmbësori i aksidentuar është pjesëtar i FSK’së.

Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Lajmin e aksidentit e ka konfirmuar edhe zëdhenësi i policisë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 16:30, në rrugën ” Azem Bejta” në Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Avni Zahiti.

(foto ilustrim)

JU REKOMANDOJMË