Kandidatja për deputete Vesa Broja ka vizituar fabrikën e njohur të ëmbëlsirave “Missini Sweets,” ku u njoh nga afër me punën e palodhur dhe pasionin që qëndron pas çdo produkti të tyre.
Në mesazhin e saj, Broja theksoi rëndësinë e ndërtimit të politikave që mbështesin krijimtarinë dhe zhvillimin e bizneseve vendore, duke krijuar mundësi për lulëzimin e tyre në tregun e brendshëm dhe të jashtëm, shkruan Jepi zë.
“Ashtu siç mjeshtëria e tyre krijon shije të paharrueshme, ne duhet të krijojmë politika që mundësojnë lulëzimin e çdo biznesi,” u shpreh ajo.
#PDK131 #BedriHamza1 #VesaBroja38 #meVesënmamirë