Në një takim të organizuar në konakun e familjes Sadiku në Iliridë, kandidatja për deputete, Vesa Broja, u prit me ngrohtësi dhe mbështetje të veçantë.
Gjatë këtij eventi, Broja vlerësoi respektin dhe përkrahjen e familjes Sadiku dhe fqinjëve të tyre, shkruan Jepi zë.
Ajo theksoi se fjalët e tyre motivuese dhanë energji për të vazhduar përkushtimin për një të ardhme më të mirë.