Vendimi i parë i Ministres Haxhiu: Ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë

Publikuar më:

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për një vendim që ka marrë pas ardhjes në krye të Ministrisë së Drejtësisë.


Haxhiu bërë të ditur se ka kërkuar të ndalohen shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë.

Ajo ka njoftuar se lidhur me këtë çështje, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e hartuesit të Ligjit, i ka dërguar opinion ligjor Agjensionit Kundër Korrupsionit.

Njoftimi i plotë:

Sot, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e hartuesit të Ligjit, i ka dërguar opinion ligjor Agjensionit Kundër Korrupsionit.

Qëllimi i këtij Opinioni Ligjor është vënia në dijeni për mënyrën e drejtë në zbatimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, konkretisht Nenit 13 të tij, i cili i ndalon shpërblimet me pagesë të zyrtarëve të lartë dhe i cili nuk është vënë ende në zbatim.

Duke pasur parasysh që pavarësisht kësaj ndalese, zyrtarët e lartë sërish janë shpërblyer me pagesë si anëtarë të organeve drejtuese ku kanë qenë anëtarë, Ministria e Drejtësisë si sponzorizuese ka ndërmarrë veprime për zbatimin e këtij Ligji.
Bashkëngjitur gjeni Opinionin Ligjor lidhur me këtë.

JU REKOMANDOJMË