Vëllëzërit Muja armiq në politikë, Gazmendi e pëlqen komentin ku Armendi quhet “i poshtër”

Publikuar më:

I sapoaderuari në Lëvizjen Vetëvendosje, Armend Muja, në kohën kur ishte analist politik, kishte shkruar një status në të cilin thoshte se është lajm i mirë se zgjedhjet në Amerikë i fitoi Joe Biden dhe Grenell nuk do të jetë emisar. Këtu shtonte edhe se Thaçi nuk do të jetë pjesë e politikës.


Muja këto komente i kishte bërë përmes një statusi në Facebook dy ditë pas arrestimit të ish-Presidentit Thaçi, shkruan Express.

“Biden, President i SHBA’së: Siç pritej, Joe Biden President. Lajm i mirë për botën e Kosovën. Çështja e Kosovës nuk është e hapur më, ajo është e mbyllur, Grenell kurrë më emisar. Këto ditë ishin të hidhura për Qeverinë Hoti. Dy nga hisedarët kryesor të saj – hohstapleri Grenell dhe ish-Presidenti Thaçi nuk janë në skenë”, kishte shkruar Muja.

Në statusin e Mujës kishte komentuar një qytetar i cili thoshte se duhet të jesh shumë i poshtër për të iu gëzuar faktit se një shqiptar po gjykohet për krime të pretenduara të luftës.

“Shumë bre i poshtër duhet me qenë me ju gëzu faktit që një shqiptar po gjykohet për krime të pretenduara të luftës! Ti po mendon që edhe këta janë duke u akuzuar si ti për korrupsion”, kishte komentuar ai.

Ndërkaq këtë koment të qytetarit e ka pëlqyer vëllai i Armend Mujës, Gazmend Muja, shkruan Express.

Vëllezërit Muja kanë bindje të ndryshme politike. Gazmend Muja është me PDK’në, ndërkaq Armend Muja ka aderuar në VV.

Gazmend Muja ishte zgjedhur asamblist i PDK-së në vitin 2013 në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, por më pas dha dorëheqje për t’iu bashkuar PDK-së. Ndërkaq, në zgjedhjet e 2017 ai nuk arriti të sigurojë votat dhe u rehatua si staf politik i ish-ministres nga PDK’ja, Dhurata Hoxha.

Ndërkaq Armendi deri më tani ka qenë analist politik.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.