Vdekje e dyshimtë, bie nga kati i pestë dhe humb jetën një burrë i moshuar

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mëngjes në “Mëhallë të Muhaxherëve” në Prishtinë, ku dyshohet se një person i moshuar ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

Trupi i viktimës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe forenzika.

“Zëri”, ka kontaktuar Policinë e Kosovës për më shumë detaje, por deri në këto momente nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

JU REKOMANDOJMË