Valdete Idrizi viziton biznesin Eurotex

Publikuar më:

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valdete Idrizi, ka vizituar biznesin Eurotex në Mitrovicë, ku është njohur nga afër me sukseset dhe sfidat e ndërmarrjes.

Idrizi vlerësoi kontributin e ndërmarrësve vendas, duke shprehur mirënjohje të veçantë për Arian Sylën, i cili, pavarësisht sfidave, po arrin të ndihmojë zhvillimin ekonomik të qytetit, shkruan Jepi zë.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për ta bërë Kosovën një vend më të mirë, duke nënvizuar përkushtimin e saj dhe të ekipit të PDK-së për mbështetjen e bizneseve lokale.

“Ndihem shumë mirë dhe e motivuar kur vizitoj biznese si Eurotex-i. Veç bashkë mundemi ta bëjmë Kosovën më të mirë,” shkroi Idrizi në postimin e saj.

JU REKOMANDOJMË