Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka kërkuar lirimin urgjent të një pjese të pronës së saj në veri të Mitrovicës, duke u dhënë personave që kanë uzurpuar hapësirat një afat prej 48 orësh për t’i larguar objektet dhe sendet e vendosura aty.
Sipas njoftimit të ndërmarrjes, pas verifikimeve të kryera në terren është konstatuar se parcela me numër 02537-1 është zënë në mënyrë të paligjshme nga persona të ndryshëm, ku janë vendosur mbi 20 garazhe dhe objekte të tjera përgjatë rrugës në këtë zonë, shkruan “Jepi zë”.
Nga Trepça Sh.A. bëhet e ditur se personat që kanë vendosur objekte në këtë hapësirë janë të obliguar që brenda 48 orëve të lirojnë pronën. Ky vendim vjen pas paralajmërimit paraprak të bërë më 13 shkurt 2026, kur palëve u ishte kërkuar që çdo marrëveshje eventuale me ndërmarrjen ta paraqesin për shqyrtim.
Ndërmarrja ka paralajmëruar se pas skadimit të afatit do të ndërmerren procedura për lirimin e pronës me mbështetje institucionale, duke mos përjashtuar ndërhyrjen e organeve përgjegjëse për zbatimin e ligjit.
Sipas njoftimit, lirimi i kësaj parcele lidhet edhe me rritjen e sigurisë publike, pasi hapësira ndodhet në afërsi të Burgu i Mitrovicës, ndërsa pastrimi i zonës konsiderohet i rëndësishëm për sigurinë e këtij institucioni.







