Therje me thikë në qendër të Mitrovicës, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

Publikuar më:

Një therje me thikë ka ndodhur në qendër të Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia dhe autoambulanca.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, më saktësisht nga zëdhënësi Ilmi Prekazi.

“Rreth orës 14:30, policia ka pranuar informatë se pas një përleshje fizike mes dy personave, një person ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Sipas informatave, personi është lënduar në dorë. Personi i dyshuar është identifikuar ndërsa njësitë policore janë në kërkim të tij”, ka thënë Prekazi.

JU REKOMANDOJMË