Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Publikuar më:

Një rast i tentim-vrasjes ka ndodhur pas mesnatës në veri të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se rasti ka ndodhur në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

“Nuk ka persona të plagosur, nuk kemi të arrestuar”, tha Elshani.

Ai nuk bëri të ditur detaje të tjera lidhur me rastin ndërsa nuk dihet arsyeja apo edhe individët e përfshirë në këtë rast.

JU REKOMANDOJMË