Disa të rinj kanë filmuar veten duke vozitur automjetin në kah të kundërt të autostradës Ferizaj-Kaçanik.
Kështu ata kanë rrezikuar seriozisht fillimisht jetën e tyre, por edhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Në videon e shpërndarë nëpër rrjete sociale shihet se në kahun ku i riu do të duhej të ngiste automjetin, ishte krijuar kolonë e gjatë.





