Aktivisti i VV-së në Skënderaj, thotë se u thanë pishat e mbjella nga Komuna

Publikuar më:

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Bahri Zabeli, ka kritikuar komunën e Skenderajt për pishat e thara që janë mbjellë në disa lokacione, përfshirë edhe Kompleksin Memorial të Varrezave në Rezallë.

Sipas tij, secila pishë i ka kushtuar komunës së Skenderajt nga 180 deri në 188 euro, ndërsa vlera e përgjithshme e pishave të thara arrin rreth 80 mijë euro.

Zabeli pretendon se për këto projekte janë dhënë mijëra metra katrorë mbindërtim, nga të cilët përfituesit do të fitojnë miliona euro, ndërsa në varrezat e dëshmorëve kanë mbetur pisha të thara.

Postimi:

Nga 180€ deri në 188€ i ka kushtuar me letra komunës secila pishë e tharë. E kur mbledhën bashkë bëjnë nja 80 mijë euro të thara, të djegura. Të thara edhe në Komplekse Memoriale të Varrezave në Rezallë.
E për këto pisha të thara janë dhënë mija metra katëror mbindertim.
Zhvatësit nga ato mija metra katëror mbindertim do të fitojnë miliona euro, e varrezat e të rënëve do të “fitojnë” ca pisha të thara përrreth.
Lavdi të rënëve për liri.
Zoti i ndihmoftë e e shpetoftë këtë popull.

JU REKOMANDOJMË