Sulmon Policinë dhe KFOR-in, në shtëpinë e tij gjenden pajisjet luftarake në Veri

Publikuar më:

Foto ilustrim

Policia e Kosovës dje ka njoftuar se derisa po patrullonte Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë bashkë me KFOR-in amerikan në fshatin Miokovicë janë sulmuar me shishe xhami.

Policia bashkë me KFOR-in kanë identifikuar shtëpinë e të dyshuarit dhe e kanë arrestuar atë, i cili më pas e ka pranuar se e ka bllokuar rrugën fillimisht dhe ka gjuajtur me shishe.

Përmes raportit 24 orësh Policia ka njoftuar se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa ushtrie.

I dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.


“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR&ARMËMBAJTJE PA LEJE- Fsh. Miokovice, Leposaviq  06.05.2024-04:05.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave  të KFOR-it, dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe,  po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës.  Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie,  katër fishekë,  një radio lidhje dhe  shtatë xhaketa të  ushtrisë, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”

JU REKOMANDOJMË