Sulmohet seksualisht një vajzë në Veri

Publikuar më:

Një vajzë ka raportuar në Stacionin Policor në Zubin Potok se është sulmuar seksualisht nga një preson.

Lidhur me këtë rast, policia në raportin ditor ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe është arrestuar.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femer kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

JU REKOMANDOJMË