Sot pritet të vijë eksperti gjerman për ta sanuar defektin e bllokut te Kosova B

Publikuar më:

Sot, në Kosovë pritet të vijë eksperti gjerman i cili, sipas kryeministrit të vendit, Albin Kurti, do të hulumtojë defektin e bllokut të Kosova B dhe do të bëjë sanimin e tij.

Eksperti gjerman do të ndihmojë në rregullimin e turbinës në njësinë B2 të bllokut “Kosova B”.

Për ardhjen e tij ka folur para disa ditësh edhe drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Ai tha se eksperti vjen të dielën, kur edhe do të fillojnë inspektimet, shkruan sinjali.

“Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.