Policia e Prizrenit ka njoftuar se i është sekuestruar një armë një nxënësi, pasi i njëjti gjatë orës së mësimit e ka ekspozua armën të cilën e ka pasur në brez.
“Me datë 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranua një informatë se ne shkollën fillore “Migjeni’, te fshatit Gjinovc te Suharekës, një nxënës gjate orës se mësimit e ka ekspozua arme te cilën e ka pasur ne brez”, thuhet në komunikatën e policisë.
“Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën : Një Pistoletë dhe Një karikator E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k”.
Siç bëhet e ditur nga komunikata e Policisë, i dyshuari i mitur është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës, në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull.