Skandaloze: Dhëndërrin e Memli Krasniqit as vendimi i Gjykatës nuk e largon nga pozita që e fitoi jashtëligjshëm

Publikuar më:

Në Kosovë nepotizmi fatkeqësisht është i zhvilluar, sidomos kur bëhet fjalë për pozita më të larta udhëheqëse. Patjetër që duhet të kesh një lidhje farefisnore me pushtetin që të mund të punosh si një udhëheqes.


Kështu kanë përfituar shumë persona që kanë lidhje farefisnore me ata që ishin në pushtet, sidomos ata të Partisë Demokratike të Kosovës.  Disa burime të gazetës Botapress, kanë dhënë informata edhe për mënyrën e përzgjedhjes së Udhëheqësit ekzekutiv të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Isuf Koci, I cili është dhëndërr I Memli Krasniqit, një ndër përsonat kyq të Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit edhe deputet i Parlamentit të Kosovës.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) si organ funksional  është krijuar nga Kuvendi i Kosovës në bazë të Ligjit për Trashëgimi Kulturore (LTK , nr.02/L-88, 2006, neni 4), mandat kryesor i të cilit është mbështetja e mbrojtjes ligjore të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës në përputhje me legjislacionin vendor, parimet, normat dhe praktikat bashkëkohore ndërkombëtare, raporton Botapress.info

KKTK, është  funksionalizuar në mesin e vitit 2009, dhe financohet nga buxheti i shtetit si organ i pavarur, njofton Botapress.info

Nga muaji Janar 2018 në krye të këtij Këshilli si udhëheqës ekzekutiv është Isuf Koci, dhëndër i Memli Krasniqit . Isuf Koci është dhëndër i Memli Krasniqit,  bashkëshortja e Kocit është vajza e axhës së Memli Krasniqit. Përzgjdhjen e Kocit në këtë institucion e ka kundërshtuar edhe Këshilli I Pavarur Mbikqyrës për Shërbyes Civil- KPMSHC dhe Gjykata Themelore në Prishtinë. Vendimet për këto shkelje të cila I ka siguruar gazeta Botapress, janë të bashkëngjitura në këtë shkrim.

Sipas burimeve të gazetës Botapress, Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbyes Civil- KPMSHC  A4,nr,25712018 ka konstatuar se përzgjedhja e Isuf Kocit në pozitën e udhëheqësit ekzekutiv ka qenë në  kundërshtim me dispozitat e nenit 7 paragrafit 2 nënparagrafit 2.5 të Rregullores Nr. 05/2012 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, i cili përcakton se: “Karakteristikat e nivelit të lartë drejtues janë: tetë (8) vite përvojë pune profesionale, duke përfshirë së paku pesë (5) vite përvojë pune në vende udhëheqëse”, nenit 9 paragrafit 1 nënparagrafit 1.2 të Rregullores Nr. 0612010 për Procedurat e Emërtimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe nenit 28 paragrafit 1 nënparagrafit 1.2 të Rregullorës Nr. 0212010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

E gjithë kjo nuk mjafton për Memli Krasniqin, pas gradimit të dhëndrit të tij, në KKTK  Memli Krasniqi ka punësuar edhe grun e mikut, bashkëshorten e vëllut të gruas, gjithashtu duke bërë  shkelje Ligjore për Shërbyes Civil Neni 12  dhe Rregullores në fuqi të rekrutimit.

Gjatë kësaj periudhe dy vjecare, dyshohet edhe për shkelje të tjera në KKTK , si shpenzimi i buxhetit për cdo muaj për udhëtime zyrtare .

Se a do të respektohet vendimi i Këshillit dhe I Gjykatës Themelore në Pristinë mbetet të shihet në vazhdim.

DOKUMENTET:



JU REKOMANDOJMË